Kryeministri takon familjarët e të deportuarve, thotë se nuk ka diçka konkrete rreth rastit të tyre

Prishtinë | 31 Mar 2018 | 14:39 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj ka folur sot para familjarëve të të arrestuarve turq të cilët kanë qenë duke protestuar bashkë me nxënësit e kolegjit “Mehmet Akif”.

Kryeministri u ka thënë familjarëve se nuk kanë diçka konkrete sa i përket arrestimit të tyre, raporton Ekonomia Online.

“Dje kemi pasur një takim me dy kolegë dhe do ta vazhdojmë komunikimin, sot nuk kam diçka konkrete, por do ta vazhdojmë komunikimin” tha Haradinaj.

Familjarët kanë kërkuar nga kryeministri që tu tregojë se si të vazhdojnë jetën e tyre pa frikë.

“Ju falenderojmë për të gjitha shpjegimet që keni patur deri më tani, por ne kemi vetëm një kerkesë nga ju, të gjithë faniljarët që janë mbledhur këtu ndoshta edhe fëmijët e atyre qe janë rrëmbyer, jeta e tyre është në rrezik se çfarë i pret ata, janë shkollat fëmijët kolegët nxënësit tanë, kërkoj nga ju përpara popullit të tregoni se si do të jetë tani vazhdimësia e jetës pa frikë, çfarë garancie na jepni”, tha njëra nga familjarët.

Haradinaj tha se kjo ka qenë një befasi për të gjithë, por se nuk do të ketë më.

Urim Vokshi, avokat i Yusuf Karabina, i tha Ekonomia Online, se familjarët e shtetaseve turq ende nuk kanë asnjë informacion të saktë se ku gjenden të arrestuarit dhe si është gjendja e tyre shëndetësore.

Ai tha se edhe pse janë parë disa video në Aeroportin e Prishtinës ku mendohet të jenë të arrestuarit në fjalë, ata nuk mund të identifikohen. Vokshi shtoi se janë në pritje të një përgjigje zyrtare e sakta për të arrestuarit.

Po ashtu ai tha se familjarët kanë angazhuar edhe avokatë të tjerë në shtetin e Turqisë.

“Familjarët nuk janë të bindur se me të vërtetë janë deportuar, po ashtu në videot që kanë dalë mungon njëri nga të arrestuarit sepse gjithsej janë gjashtë të arrestuar ndërsa në video incizime shihen pesë dhe ende ka paqartësi. Kërkoj nga institucionet e shtetit të ketë transparencë,institucioni i avokatit të popullit dje gjatë ditës dy herë është refuzuar për të hyrë brenda objektit dhe për të takuar nëse eventualisht gjenden aty kjo dhe e shton edhe me tej dyshimin e familjarëve se çfarë fshihet aty”.

“Familjarët  besojnë në institucionet e vendit, familjarët u takuan edhe me kryeministrin dhe kërkojnë edhe nga kryeministri që tu ofroj siguri, shteti i Kosovës të ju ofroj siguri dhe të iu qartësoj se ku gjenden familjaret e tyre dhe pse tash e më shume se 48 orë të njëjtit nuk iu kanë lajmëruar familjarëve”, tha Vokshi

Të ngjashme