Kryeministri tregon se pse nuk shkoi në vilën e Kelmendit

Prishtinë | 31 Gus 2016 | 18:51 | Nga

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka treguar arsyen se pse nuk shkoi në vilën e deputetit Ramiz Kelmendi në Rugovë.

Mustafa thotë se ai së bashku me kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli ishin duke u nisur për të shkuar në Rugovë, por se nikoqiri i këtij takimi e kishte njoftuar se liderët e opozitës nuk do të shkonin në këtë takim.

“Sot isha duke u nisur për Rugovë, në takim në shtëpinë e z. Ramiz Kelmendi, niseshim së bashku me Kryetarin e Kuvendit Veseli, por nga z. Kelmendi u informuam se nuk po vijnë liderët e opozitës”, ka njoftuar Mustafa në Facebook.

Postimi i plotë i kryeministrit Mustafa:

“Të dashur miq,
Sot isha duke u nisur për Rugovë, në takim në shtëpinë e z. Ramiz Kelmendi, niseshim së bashku me Kryetarin e Kuvendit z. Veseli, por nga z. Kelmendi u informuam se nuk po vijnë liderët e opozites.
Ky është edhe një argument i qartë se opozita nuk ka gatishmëri të ballafaqohet me faktet dhe me vullnetin politik për zgjidhje. Falendëroj z. Kelmendi për shprehjen e mikpritjes. IM”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme