Kryeparlamentari bën homazhe te varret e dëshmorëve Aliu e Bega

Prishtinë | 29 Sht 2016 | 17:13 | Nga

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, sot, me rastin e 17-vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit, Ferki Aliu, bëri homazhe dhe vendosi kurora me lule pranë lapidarit të këtij luftëtari, në Kçiq të Mitrovicës.

Veseli theksoi se jeta dhe vepra e Ferkiut, do të mbesin të paharruara për familjarët, shokët dhe bashkëluftëtarët. Veseli shtoi se dëshmori Ferki Aliu, me vendosmërinë e vet, dëshmoi se liria ishte më e çmueshme se jeta.

Më pas, kryetari Veseli bëri homazhe dhe vendosi kurorë me lule pranë shtatores së dëshmorit Sadik Bega-Mortaja në Ferizaj. Kryekuvendari Veseli vuri në pah heroizmin e Komandant Sadikut, me rastin e 18-vjetorit të rënies së tij.

Bashkë me nënën Zelë, nënën e dëshmorit Bega, kryetari Veseli qëndroi pranë shtatores e cila është ngritur një ditë më parë.

Kryetari i Kuvendit theksoi se pa përkushtimin e ushtarëve si Sadik Bega, nuk do të vinte liria e Kosovës.

“Kujtimi për Sadik Begën është i përjetshëm, dëshmi e një jete të përkushtimit për atdheun, çlirimin dhe krijimin e shtetit të Kosovës”, theksoi kryekuvendari Veseli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme