Kryeparlamentari Veseli kërkon intensifikim të kërkimeve për të zhdukurin Idriz Muriqi

Prishtinë | 28 Maj 2018 | 11:10 | Nga

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka kërkuar nga institucionet e sigurisë që të shtojnë masat e kërkimit për Idriz Muriqin nga Vitomirica e Pejës, i cili është shpallur i zhdukur nga familjarët e tij ditë më parë dhe nuk dihet për fatin e tij që nga dita e martë e javës së kaluar kur kishte dalë nga shtëpia.

“Kryeparlamentari Kadri Veseli ka kërkuar nga organet e sigurisë që të trajtojnë me prioritet kërkimet për gjetjen e Idriz Muriqit, i cili sipas familjarëve qe disa ditë konsiderohet i zhdukur. Besojmë në punën e institucioneve të sigurisë dhe shpresojmë në gjetjen e tij sa më parë”, thuhet në përgjigjen e kabinetit të kryeparlamentarit Veseli.

Familjarët kanë treguar se 64-vjeçari, Idriz Muriqi rreth orës 8 të mëngjesit ishte larguar nga shtëpia, duke i thënë bashkëshortes së tij, se po dilte dhe se do të kthehej.

Familjarët e të zhdukurit Idriz Muriqi kërkojnë që çdokush që e sheh personin në fjalë t’i lajmëroj familjarët në numrin e telefonit 049 228 993, ose tek organet kompetente.

Sipas familjarëve, në ditën e zhdukjes, Muriqi ka pasur të veshura trenerka sportive.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme