Kryeprokurori i Mitrovicës i takon udhëheqësit e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar

Prishtinë | 11 Gus 2022 | 14:27 | Nga Ekonomia Online

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Ismet Ujkani, ka pritur në takim pune Drejtorin e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar/Ministria e Drejtësisë, Enver Krasniqin me bashkëpunëtorë.

Gjatë takimit është diskutuar rreth bashkëpunimit, planifikimin para sekuestrimeve apo konfiskimeve të mundshme të pasurive, si dhe shitjen dhe dhënien me qira të pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara, e të cilat janë përfituar nga kryerja e veprave penale.

“Të pranishmit u pajtuan që komunikimi dhe bashkëpunimi mes tyre të vazhdojë edhe në të ardhmen”.

Të ngjashme