Kryeprokurori Lumezi ngushëllon familjen e prokurorit që vdiq nga Coronavirusi

Prishtinë | 18 Kor 2020 | 13:02 | Nga Ekonomia Online

Kryeprokurori i shtetit, Aleksander Lumezi, ka ngushëlluar familjen e prokurorit Ismet Ukshini që sot vdiq nga koronavirusi.

Ai tha se Ukshini ishte shembull për profezionalizëm dhe dinjitet.

Telegrami i plotë:

E nderuara familje Ukshini,
Me pikëllim të thellë mora lajmin e ndarjes nga jeta të familjarit tuaj dhe kolegut tonë, prokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjilan, Ismet Ukshini, i cili, fatkeqësisht humbi betejën me pandeminë COVID-19.

Me lejoni të shpreh dhimbjen dhe ngushëllimet e mia më të sinqerta për Ju si familje, për të gjithë kolegët dhe bashkëpunëtorët e prokurorit Ukshini.

Kujtojmë se prokurori Ismet Ukshini ishte shembull, i cili më përkushtim, dinjitet dhe profesionalizëm të lartë i shërbeu institucionit dhe vendit.

I përjetshëm qoftë kujtimi për të!

Të ngjashme