Kryeqyteti shpallet karantinë, ata që janë jashtë mund të kthehen deri nesër në ora 17

Prishtinë | 11 Pri 2020 | 23:16 | Nga Ekonomia Online

Sonte janë regjistruar edhe 20 raste të reja me koronavirus në Komunën e Prishtinës.

Si pasojë e kësaj Minsitria e Shëndetësisë ka vendosur që nga sonte ta fusë në karantinë kryeqytetin.

Ministria e Shëndetësisë njofton se qytetarët e Prishtinës që janë jashtë Prishtinës, mund të kthehen deri nesër në ora 17:00.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë, siç jeni njoftuar, sonte është vendosur karantinimi i Prishtinës.

Të gjithë banorët të cilët ndodhen jashtë Komunës së Prishtinës, kanë mundësinë të kthehen më së largu nesër (12 prill), deri në ora 17.00.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Të ngjashme