Kryeredaktori i RTK-së i përgjigjet kritikave të VV-së

Prishtinë | 26 Gus 2016 | 19:29 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu në një konferencë për media deklaroi se RTK-ja i ka mohuar një intervistë kryetarit të këtij subjekti, Visar Ymeri, në emisionin “Debat”. Por, kryeredaktori i RTK-së, Xhymret Veliu, i është përgjigjur duke theksuar se në debate askush nuk sigurohet për prezencë në bazë të kërkesës së tyre.

“Nënkryetari Sejdiu tregoi se RTK i mohoi Ymerit paraqitjen në emisionin ‘Debat’ të Ridvan Berishës, ndonëse fillimisht kryeredaktori Xhymret Veliu ishte përgjigjur pozitivisht për zyrën e mediave të Vetëvendosje-s. Ai tha se kjo ishte ndërhyrje e menaxhmentit të RTK-së, që kishte marrë këtë vendim “për shkak të gjuhës kritike ndaj RTK-së nga ana e Vetëvendosje-s”, tha Ymeri.

Por Kryeredaktori Xhymret Veliu i është përgjigjur VV-së përmes një statusi në Facebook në të cilin thuhet..

“Te nderuar miq, aktualisht ndodhem ne pushim vjetor me familje jashte vendit. Lidhur me permendjen e emrit tim sot nga nje subjekt politik, qartesoje se ne punen time profesionale askend nuk e siguroje per prezence ne baze te kerkeses se tyre. Media profesionale parimisht ben ftesa per intervista, por edhe analizon kerkesa te cilave ju kthen pergjigjeje duke caktuar modalitetet ne baze te vleresimeve editoriale. Kete parim e ndjek si kryeredaktor ne RTK, cdo interpretim apo pretendim tjeter ne emrin tim s’ka te beje me te verteten”, ka shkruar Veliu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme