Kryeshefi i ASK-së: Importi nga Serbia ka rënë, statistikat e papunësisë po keqpërdoren

Prishtinë | 30 Qer 2019 | 08:07 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Vendimi i Qeverisë për vendosjen e taksës ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnja ka bërë që importi të shënoj rënie.

Kryeshefi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Isa Krasniqi i tha Ekonomia Online se ka rritje të importit dhe eksporti me disa shtete tjera fqinje, përderisa me Serbinë ka rënie të jashtëzakonshme të importit.

“Kryesisht edhe importi edhe eksporti është i lidhur për në vendet e BE-së, dhe pastaj normalisht që diferenca në momentin e vendosjes së taksës, janë evidente, për arsye se kemi një rënie të jashtëzakonshme të importit me fqinjët verior dhe poashtu kemi një reflektim të rritjes edhe të importit dhe eksportit me disa fqinjë të tjerë”.

Kur foli për zbatimin e rekomandimeve që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA), tha se u është këkuar që të prodhohen sa më shumë statistika zyrtare dhe indikatorë në mënyrë që analizat dhe politikbërja të ketë mundësi të zhvillohen në bazë të fakteve.

“Sa i përket dokumentit si MSA, statistikat janë në kapitullin e 18-të dhe ne e kemi një rol të rëndësishëm në procesin e obligimeve evropiane si Agjenci e Statistikave, ku edhe nga ne kërkohet që të prodhohen sa më shumë statistika zyrtare dhe indikatorë në mënyrë që analizat dhe politikbërja të ketë mundësi që politikat, programet dhe strategjitë t’i zhvillojë në bazë të fakteve dhe ne në raportin e progresit si ASK, jemi vlerësuar mirë, për arsye se potencohet një progres i realizuar në fushën e statistikave zyrtare”.

Ai ka kërkuar që të moskeqpërdoren statistikat e papunësisë. Sipas tij, ata përdorin metodologjinë e Eurostatit, por thotë që në disa raste po ka edhe keqkuptime. Analizat dhe komentet e tjera ju takojnë institucioneve tjera ose individëve, thotë ai.

“Ne i publikojmë të gjitha të dhënat dhe së fundi kemi publikuar edhe statistikat e tregut të punës, ASK-ja duke u bazuar në ndihmën e organizatave ndërkombëtare, ne kemi arritur një progres në këtë drejtim por që synojmë që të arrijmë edhe më shumë për arsye se tek anketa e fuqisë punëtore ne fillimisht kemi publiku të dhëna në baza vjetore, vitin e kaluar kemi arritur një stabilitet të prodhimit të statistikave të tregut të punës përmes anketës së fuqisë punëtore edhe në baza tre mujore. Krahasueshmëria nga analistë të ndryshëm, duhet të bëhet në bazë të shifrave që dalin nga këto anketa”.

“Nganjëherë ka edhe keqinterpretime, ka edhe moskuptime por edhe opinione të ndryshme, por ne i publikojmë të dhënat në bazë të metodologjisë së Eurostatit. Ne jemi përgjegjës vetëm për publikimin e të dhënave për mbledhjen, përpunimin dhe analizën e tyre, gjithmonë në bazë të standardeve të Eurostatit, ndërsa analizat dhe komentet e tjera ju takojnë institucioneve tjera ose individëve”.

Ai ka sqaruar se janë duke bërë pëgatitje për regjistrimin e popullësisë që parashikohet të ndodh në vitin 2012. Kjo sipas tij, ka shtuar edhe kërkresën për buxhet shtesë për këtë institucione gjë për të cilën kanë marrë edhe mbështetjen e Qeverisë, raporton EO.

“Në kuptimin e shifrave ne vitin e kaluar kemi një ngritje, ka një përkushtim apo përkrahje që duket nga institucionet e Kosovës, kemi rritje të buxhetit të në vitin 2018, po ta krahasosh me vitet paraprake, kemi rritje edhe më të madhe në vitin 2019, po ta krahasosh me 2018-tën për arsye se tashmë kemi edhe disa projekte të mëdha në këtë projekt, kemi në proces përgatitjen e regjistrimit të popullsisë”.

“…këtë projekt e kemi filluar në vitin e kaluar por tash përgatitjet intensive vazhdojnë këtë vit ku janë disa përgatitje në kuptimin pilot dhe pastaj regjistrimi i popullsisë në vitin 2021 dhe kjo pastaj ka reflektuar që ne të kemi një buxhet më të madh në vitin 2019 dhe do e kemi një buxhet më të madh në vitin 2020, 2021 dhe krejt kjo është sepse ngritja e këtij buxheti reflektohet nga zotimi i Qeverisë së Kosovës, për ta mbështetur dhe realizuar regjistrimin e popullsisë 2021”.

Të ngjashme