Kryesia e LDK-së, bën homazhe në 20 vjetorin e Masakrës së Reçakut

Prishtinë | 15 Jan 2019 | 12:45 | Nga Ekonomia Online

Anëtarë të kryesisë së LDK-së bashkë me strukturat e degës së LDK-së në Shtime, sot në 20 vjetorin e Masakrës së Reçakut, kanë bërë homazhe në Reçak për t’i përkujtuar të rënët të cilët më 15 janar të vitit 1990 u masakruan, por njëkohësisht kthyen shikimin e gjithë botës drejt Kosovës për dhunën që po ushtrohej ndaj qytetarëve.

Të pranishëm nga kryesia e LDK-së, ishin z. Lutfi Zharku dhe z. Muharrem Svarqa bashkë me kryetarin e degës së LDK-së në Shtime z. Selim Shabani.

Më 15 Janar 1999, në këtë ditë të kobshme, në Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur, në mesin e të cilëve ishte edhe një grua.

Kjo masakër tmerroi botën, ngjalli reagimet e njëpasnjëshme të bashkësisë ndërkombëtare dhe zgjoi ndërgjegjen e diplomacisë botërore që përfunduan me ndërhyrjen e NATO-s.

Masakra e Reçakut, në historinë e Kosovës është sakrifica e dëshmorëve për pavarësinë dhe lirinë e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme