Kryesia e LDK-së bën homazhe në Prekaz dhe viziton Familjen Jashari

Prishtinë | 07 Mar 2018 | 13:17 | Nga

Sot, me rastin e 20 vjetorit të Epopesë së UÇK-së dhe rënies së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij kryesia e LDK-së bën homazhe te varrezat në Prekaz dhe vizituan Familjen Jashari.

Sot, ne kujtojm sakrificën dhe luftën e lavdishme të Komandantit Legjendar Adem Jashari, ku rënia e tij dhe e gjithë familjes hapi sytë e gjithë botës në Kosovë.

Nënkryetari i LDK-së, z. Agim Veliu tha se sot është ditë dhimbje por edhe krenarie sepse 20 vjet më parë Adem Jashari dhe e gjithë familja e tij bën sakrificën më të madhe me çmimin e jetës për çlirimin e Kosovës.

Ndërsa z. Rifat Jashari i falenderoi anëtarët e kryesisë për vizitën, dhe dhimbjen e krenarinë që ndajn cdo herë me Familjen Jashari dhe gjithë shqiptarëve ua uroi festat e marsit.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme