Kryesia e LDK-së bën homazhe te varri i Xhemail Mustafës

Prishtinë | 23 Nën 2018 | 12:28 | Nga Ekonomia Online

Në 18 vjetorin e vrasjes së Xhemail Mustafës, kryesia e LDK-së bashkë me familjarë, bashkëpunëtorë dhe miq kanë bërë homazhe te varri i tij.

Në emër të kryesisë së LDK-së, ka folur nënkryetari i LDK-së, njëherit kryetar i Komunës së Podujevës,  Agim Veliu i cili ndër të tjerash ka thënë:

“Sot, kujtojm Xhemail Mustafën për punën dhe kontributin e madh të tij për lirinë e Kosovës”.

Veliu gjithashtu ka thënë që pa u zbardhur rasti i Xhemailit nuk do të ketë qetësi dhe ka kërkuar nga institucionet që të zbardhen rastet e veprimtarëve të LDK-së.

Xhemail Mustafa u vra mizorisht në Prishtinë, më 23 nëntor 2000, në hyrje të apartamentit të tij ku u qëllua për vdekje nga dy sulmues të cilët kurrë nuk u arrestuan.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme