Kryesia vendos për mbajtjen e seancës rreth misioneve të jashtme të Ushtrisë së Kosovës

Prishtinë | 05 Jan 2021 | 16:00 | Nga Ekonomia Online

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, u mblodh nën drejtimin e kryeparlamentares Vjosa Osmani, për të shqyrtuar kërkesën e kryeministrit për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, me pikë të vetme të rendit të ditës, shqyrtimin e Propozim-Vendimit të Qeverisë për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit.

Kryesia vendosi që konform kërkesës, seanca e jashtëzakonshme të mbahet sot, më 5 janar 2021, në orën 18:00.

Po ashtu Kryesia autorizoi Komisionin funksional për Çështjet e Sigurisë dhe të Mbrojtjes, për shqyrtimin paraprak të këtij propozim-vendimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme