Sindikalistët priten nga partitë opozitare: Kemi kërkuar takim edhe me presidenten Osmani, shpresoj të na trajtojë si palë e barabartë

Prishtinë | 02 Sht 2022 | 12:00 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, pas takimit me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se u kanë kërkuar takim të gjitha partive.

Ai ka sqaruar se takim i kanë kërkuar edhe presidentes Vjosa Osmani, porse ende nuk kanë datë për takim, raporton Ekonomia Online.

Jasharaj ka thënë se pret nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, që t’i shohë palët të barabarta sa i përket grevës së punëtorëve të sektorit publik.

“Ne jemi të angazhuar maksimalisht që kushdo që mundet ta bëjë një hap pozitiv drejt dialogut. I kemi thënë kabinetit të saj ‘po’ dhe jemi në pritje, datë nuk kemi”, tha Jasharaj.

“Uroj që presidentja t’i shohë palët të barabarta. Po urojmë edhe te zoti që ajo të kontribuojë që dialogu i mirëfilltë të fillojë dhe kemi shpresa edhe te ajo që do të bëjë ndonjë hap pozitiv”, shtoi kreu i sindikatave.

Presidentja Osmani ka bërë thirrje të enjten mbrëma që të ndërpritet greva dhe t’i hapet rrugë dialogut.

Ajo ka thënë se është duke u angazhuar që ta zgjidhë këtë çështje.

Sindikalistët do të takohen edhe me përfaqësues të PDK-së dhe AAK-së.


LEXONI EDHE:

Të ngjashme