Kryesuesi i Këshillit Prokurorial ngushëllon Lumezin për vdekjen e babait

Prishtinë | 17 Gus 2018 | 17:50 | Nga

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj, ka ngushëlluar kryeprokurorin e shtetit, Aleksandër Lumezi, për vdekjen e babait të tij, Nikë Lumezi, transmeton Ekonomia Online.

Në telegram ngushëllimin e Isufajt thuhet se Nikë Lumezi si gjyqtar e avokat ka dhënë kontribut të madh për avancimin e Kosovës.

“Me këtë rast, në emër të Këshillit Prokurorial të Kosovës, ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta për z. Lumezi, i cili në cilësinë e juristit, gjyqtarit, avokatit dhe bartësit të detyrave të rëndësishme shtetërore ka dhënë kontribut të madh për avancimin e shtetit të Kosovës, duke lënë gjurmë të pashlyera me punën, angazhimin dhe përkushtimin e tij gjatë dekadave të kaluara”

“Duke shprehur ngushëllimet tona më të sinqerta në emër të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe duke bashkëndjerë pikëllimin Tuaj, ne ndajmë me Ju këtë dhimbje, duke e kujtuar me shumë respekt punën dhe kontributin e çmuar të tij”.

Të ngjashme