Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur priti në takim Shefin e Misionit të EULEX-it

Prishtinë | 06 Tet 2020 | 14:24 | Nga Ekonomia Online

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Ramë Manaj, i shoqëruar edhe nga Kryetari i Delegacionit të Kosovës për bisedime me Serbinë për çështjen e personave të zhdukur, Ibrahim Makolli dhe Udhëheqësi i Njësisë së Komisionit, Kushtrim Gara,  priti në takim Shefin e EULEX-it , Lars – Gunnar Wigermark, i shoqëruar edhe nga zyrtarët e EULEX-it, Daniele Pancheri dhe Melinda Bytyqi.

Gjatë takimit, krahas diskutimit dhe vlerësimit të bashkëpunimit të deritanishëm, u diskutua edhe për mundësitë e bashkëpunimit të mëtejmë, si dhe për regjistrin qendror të personave të zhdukur dhe bashkëpunimin me Serbinë në lidhje me çështjen e personave të pagjetur. 

Kryesuesi i Komisionit, krahas vlerësimit dhe shprehjes së mirënjohjes për bashkëpunimin dhe angazhimin e deritanishëm në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur, shprehi  gatishmërinë edhe për vazhdim të bashkëpunimit të mëtejmë në përpjekjen për zbulimin e fatit të personave të pagjetur.

Shefi i EULEX-it, z. Wigermark, po ashtu shprehi gatishmërinë që megjithë ndryshimet në mandatin e EULEX-it, do të vazhdohet me përkrahjen dhe bashkëpunimin e mëtejmë me Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme