Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur priti në takim Udhëheqësin për Politikë të Jashtme në Ambasadën Britanike

Prishtinë | 13 Tet 2020 | 16:13 | Nga Ekonomia Online

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, z. Ramë Manaj me bashkëpunëtorë, sot priten në takim z. Edward Lister, Sekretar i Dytë Politik dhe Udhëheqës për Politikë të Jashtme në Ambasadën Britanike në Kosovë.

Bashkëbiseduesit vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm dhe mbështetjen e vazhdueshme të Ambasadës Britanike për Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe procesin e zbulimit të fatit të personave të pagjetur.

Gjatë takimit u diskutuan edhe mundësitë e vazhdimit të bashkëpunimit me theks të veçantë në implementimin e dy projekteve që përkrahen nga Mbretëria e Bashkuar, projektin në nivel rajonal në rritjen e bashkëpunimit mes komisioneve të shteteve të rajonit në zbatim të Deklaratës për Persona të Zhdukur, të nënshkruar gjatë Samitit të Londrës si dhe projektin në nivel nacional në përkrahje të institucioneve të Republikës së Kosovës të angazhuara në këtë proces.

Kryesuesi i Komisionit, duke vlerësuar dhe shprehur falënderimin për rolin e Mbretërisë së Bashkuar në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur, shprehu edhe gatishmërinë për vazhdimin e mëtejmë të bashkëpunimit në përpjekjen institucionale që familjet e personave të zhdukur të mësojnë sa më parë fatin dhe vendndodhjen e familjarëve të tyre të zhdukur.

Të ngjashme