Kryesuesi i ri i bordit të KRU “Prishtina”: I liruam disa zyrtarë të lartë, humbjet ishin mbi 1 milion €

Prishtinë | 08 Pri 2020 | 14:42 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

I emëruari në krye të Bordit të Ujësjellësit “Prishtina”, Mentor Hyseni, nuk e konsideron se janë shkelur procedurat gjatë emërimit të tij në krye të këtij bordi.

Ndonëse është zgjedhur si bord i përkohshëm gjashtë mujor, Hyseni thotë se nuk do të jetë më kandidat për bord në mandat të plotë katër vjeçar.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Hyseni ka thënë se Qeveria ka vepruar shpejtë, ku sipas tij, janë vërejtur se menaxhimi i parasë publike është duke u dëmtuar.

“Jo nuk besoj në një gjë të tillë, por megjithatë ligji për Ndërmarrjet Publike, neni 43 e cek decitivisht që bordet e përkohshme me i përcjellë ose me i impelmentuar të gjitha pikat e nenit 17. Kështu që, ligjvënësi kur e ka vendos thotë që duhet të kihet parasysh me mundësi të implementohet nenet 17.1 dhe 17.4″.

“Ai ka mundur shumë lehtë të thuhet se vetëm neni 17, por vetë ata e kanë paraparë që në borde të përkohshme nuk mundet me zhvillu një procedurë të hapur e transparente që me mbledh profesionistë. Dhe kështu që besoj se Qeveria në këtë kontekst ka vepruar shpejtë, ngase e obligon edhe Kushtetuta e Kosovës, në raste kur sheh se menaxhimi i parasë publike është duke u dëmtuar”, ka thënë ai

“Në bazë të ligjit, bordet e përkohshme janë gjashtë mujore, pra nuk ka mundësi as të ripërtërihen e as të zgjatjes së këtij mandati, kështu që unë besoj se ka kandidat që mund të shprehin interesim, por personalisht, nuk jam i interesuar që të jem kandidat për bord në mandat të plotë”, ka thënë ai.

Teksa ka folur për humbjet financiare të kësaj ndërmarrjeje, Hyseni ka thënë se Ujësjellësi ka humbur mbi 1 milion e gjysmë mjete financiare gjatë periudhës 2016-2018.

“Bazuar në raportet e zyrës Kombëtare të Auditimit, që është institucion i pavarur e krijuar nga Kuvendi, dhe do të thoja se është institucioni më kredibil sa i përket auditimit të pasqyrave financiare në Kosovë dhe bazuar në këto raporte, sidomos për vitin 2017 dhe 2018, është vërejtur se ndërmarrja ka shënuar një rënie financiare dhe teknike në dy vitet e fundit. Dua të përmend se prej vitit 2016, humbjet teknike nga 48 për qind, në vitin 2018 janë rritur në 58 për qind”.

“Çka i bie që kjo përqindje që plason në rrjet, Ujësjellësi nuk është në gjendje as me faturuar, është komplet si humbje teknike dhe komerciale. Në anën tjetër, 20 vite pas luftës, e kemi një gjendje ku në vitin 2016, Ujësjellësi ka operuar me 800 mijë euro fitim, ndërsa në vitin 2018 operon me 570 mijë euro, pra është mbi 1 milion e gjysmë mjete financiare që ka shkaktuar humbje Ujësjellësi për këtë periudhë”, ka thënë ai.

Po sa erdhën në krye të këtij bordi, janë shkarkuar kryeshefi financiar dhe zëvendëskryeshefi ekzekutiv. Por zëvendësimi i tyre do të bëhet kur të hapet konkursi, ku sipas tij, procesi do të jetë transparentë, e që të pranishëm do të jenë mediet, shoqëria civile dhe ambasada angleze. 

“Po tashmë ne kemi marrë disa vendime kryeshefin financiar dhe zëvendëkryeshefin ekzekutiv dhe kemi emëruar u.d për këto dy pozita. Hapi tjetër që kemi marrë vendim, është që të hapet konkursi dhe të ftohen, mediet, shoqëria civile dhe ambasada angleze në rekrutimin e këtyre zyrtareve me mandat të plotë, në mënyrë që ky rekrutim të jetë kualitativ, transparentë dhe i suksesshëm”.

“Nuk besoj se do të ketë ndërhyrje politike, për vet faktin se shoqëria civile dhe ambasada angleze kanë me qenë pjesëmarrës në vlerësimin e kandidatëve”, ka thënë ai.

Të ngjashme