Kryesuesi Isufaj ka pritur në takim delegacionin e Prokurorisë së Përgjithshme të Turqisë

Prishtinë | 03 Tet 2017 | 15:20 | Nga

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj, së bashku me anëtarët e Këshillit, kanë pritur një delegacion të Prokurorisë së Përgjithshme të Republikës së Turqisë, të udhëhequr nga Prokurori i Përgjithshëm i Republikës së Turqisë, Mehmet Akarca.

Kryesuesi Isufaj, iu ka dëshiruar mirëseardhje delegacionit të Prokurorisë së Përgjithshme të Republikës së Turqisë, si dhe i ka njoftuar me funksionimit e sistemit prokurorial si organizimin, rolin dhe kompetencat e Këshilli Prokurorial i Kosovës.

Po ashtu, Kryesuesi Isufaj dhe Prokurori i Përgjithshëm Akarca, kanë biseduar për nevojën e shkëmbimit të eksperiencave dhe forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror në mes të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Prokurorisë së Përgjithshme të Republikës së Turqisë.

Ndërkaq, Prokurori i Përgjithshëm Akarca, ka falënderuar Kryesuesin Isufaj për pritjen e bërë, si dhe ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të Prokurorisë së Përgjithshme të Turqisë, për ta ndihmuar Këshillin Prokurorial dhe Prokurorin e Shtetit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme