Kryetarët e Drenicës urojnë 28 Nëntorin më ndryshe, plisa e fjongo të kuqe simbolizojnë festën

Prekaz | 28 Nën 2018 | 09:43 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari së bashku me kryetarin e komunës së Drenasit, Ramiz LLadrovci me rastin e festës së Flamurit, kanë bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” , në Prekaz.

Të shoqëruar nga një grup prej 26 personave, të gjithë me plisa të bardhë dhe nga 11 femra me fjongo të kuqe, ata kanë shënuar simbolikën e kësaj feste, 28 plisa për 28 nëntor.

I pari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka uruar qytetarët për festat e Nëntorit duke bërë thirrje që më shumë se kurrë kosovarët të jenë të bashkuar.

“Urime Festa e 28 Nëntorit, qofshim gjithmonë të bashkuar ashtu siç ka ditë populli shqiptar gjithmonë të jenë të bashkuar në nëntorit e lavdisë. Sot, jemi me 28 kësula të bardha dhe 11 femra me fjongo të kuqe, që simbolizojnë datën 28 dhe muajin e 11-të”, ka thënë Jashari, raporton Ekonomia Online.

E, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thënë se kjo datë është krijuar nga Zoti për shqiptarët.

“28 Nëntori është krijuar nga Zoti për shqiptarët, këto data bashkojnë shqiptarët kudo që janë dhe ne i thërrasim ata për unitet. Ua uroj gjithë shqiptarëve 28 Nëntorin, ardhjen e Skënderbeut në Krujë, 28 Nëntorin e Ismail Qemajlit, 28 Nëntorin, ditëlindjen e komandantit legjendar, Adem Jashari dhe 28 Nëntorin e daljes publike për herë të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Lladrovci.

EkonomiaOnline

DREJTPËRDREJT – Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari dhe ai i Drenasit Ramiz Lladrovci deklarohen për media pas homazheve te Kompleksi Memorial i Familjes Jashari

Posted by EkonomiaOnline on Wednesday, November 28, 2018

Të ngjashme