Kryetarët e komunave serbe në Veri: KFOR-i na tha se s’do t’i hiqte barrikadat në Veri

Prishtinë | 27 Sht 2021 | 13:31 | Nga Ekonomia Online

Kryetarët e komunave veriore me shumicë serbe në Kosovë i kërkuan komandantit të KFOR-it, gjeneral-majorit Federicit, që KFOR-i të veprojë në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Në një deklaratë për media u tha se ka nevojë për prani të shtuar të trupave të KFOR-it për të ruajtur paqen dhe për të parandaluar incidentet, që siç tha ai janë shkaktuar nga pjesëtarët e Njësive Speciale ROSU.

“Edhe një herë, ne iu bëjmë thirrje qytetarëve të qëndrojnë të përmbajtur dhe të mos bien pre e provokimeve – ne jemi të vetëm dhe po mbrojmë të drejtat themelore të njeriut.” – u shprehën kryetarët e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut, përcjell Periskopi.

Ata deklaruan se komandanti i KFOR-it iu kishte thënë që “nuk do të ndërhynte në çështjet politike dhe nuk do të hiqte me forcë barrikadat në rrugë.”

Të ngjashme