Kryetarët e Komunave Veriore takojnë komandatin e KFOR-it, Lista Serbe del me njoftim

Prishtinë | 27 Sht 2021 | 14:01 | Nga Ekonomia Online

Kryetarët e Komunave Veriore janë takuar sot me komandantin e KFOR-it, Franko Federicin.
Në njoftimin e Listës Serbe thuhet se kanë kërkuar nga gjenerali Federici që të mbeten neutral dhe të përkujdesen për siguri.

“Kryetarët e Komunave Veriore i kërkuan Federicit që të mbeten neutral. dhe të veprojnë në përputhje me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Është e nevojshme që për shkak të serisë së incidenteve të shkaktuara nga forcat speciale ROSU në ditët e mëparshme, prania e Kfor-it të forcohet në mënyrë që të parandalohet incidente të tilla.

U bëjmë thirrje qytetarëve të qëndrojnë të përmbajtur e të mos bien pre e provokimeve. Komandanti i KFOR-it na ka thënë se KFOR nuk do të ndërhyrjë në çështje politike dhe nuk do të heq pengesat në rrugë” thuhet në reagimin e Listës Serbe.

Të ngjashme