Kryetari Ahmeti viziton zonat e vërshimeve

Lipjan | 06 Maj 2018 | 20:04 | Nga

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti ka vizituar disa fshatra të kësaj komune ku kishte vërshime pas reshjeve të pandërprera te shiut.

Ahmeti tha se i ka vizituar nga afër familjet në Sllovi, Smallushë, Qallapek dhe Gadime.

Kryetari më tutje ka shtuar se ka dëme të infrastrukturës rrugore, dëme të konsiderueshme në disa familje. Ekipet e komunës po pastrojnë rrugët nga dheu dhe lymi i bartur ne rrugët e ndryshme të fshatrave dhe se do të vlerësohet i gjithë dëmi i shkaktuar nga këto reshje.

“Janë vizituar familje në Sllovi, Smallushë, Qallapek, Gadime, ka dëme të infrastrukturës rrugore, dëme të konsiderueshme në disa familje. Ekipet tona po pastrojnë rrugët nga dheu dhe lymi i bartur ne rrugët e ndryshme të fshatrave të lartpërmendura dhe njëkohësisht do të vlerësohet gjithë demi i shkaktuar nga këto reshje. Aktualisht po punojnë ekipet e zjarrfikësve në shkollën e Banullës për të liruar nga uji podrumet dhe sipërfaqet e mbuluara me ujë” ka thënë kryetari Ahmeti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme