Kryetari i Bordit të RTK-së: Konkursi për drejtor i hapur deri të hënën, procesi do të jetë tërësisht transparent

Prishtinë | 19 Shk 2022 | 11:48 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini, ka njoftuar se konkursi publik për drejtor të përgjithshëm të RTK-së, është i hapur deri të hënën.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se i inkurajon të gjithë të interesuarit, të cilët kanë përvojë në menaxhim që të aplikojnë për këtë pozitë shumë të rëndësishme për RTK-në.

“Procesi do të jetë tërësisht transparent dhe vlerësimi i përformancës të secilit kandidat do të bëhet në prani të monitoruesve nga shoqëria civile dhe sindikatat e RTK-së”, ka shkruar Boletini.

Postimi i tij:

Konkursi publik për drejtor të përgjithshëm të RTK-së, është i hapur deri të hënën (21.02.2022) në ora 16:00.

I inkurajoj të gjithë të interesuarit, të cilët kanë përvojë në menaxhim që të aplikojnë për këtë pozitë shumë të rëndësishme për RTK-në. Procesi do të jetë tërësisht transparent dhe vlerësimi i përformancës të secilit kandidat do të bëhet në prani të monitoruesve nga shoqëria civile dhe sindikatat e RTK-së.

Bordi i RTK-së është i vendosur për ta zgjedhur kandidatin/en më të mirë mbi parimin e meritokracisë.

Do të zgjidhet kandidati/ja më i mirë, i cili do ta paraqes qasjen e tij/saj lidhur me sfidat aktuale të RTK-së si dhe vizionin për zhvillimin e transmetuesit publik.

Të ngjashme