Kryetari i Bujanocit: Shqiptarët e Luginës po pësojnë nga mosmarrëveshjet Kosovë – Serbi

Prishtinë | 07 Qer 2019 | 17:42 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, thotë se për momentin Kosova dhe Serbia janë në një situatë të jashtëzakonshme dhe për këtë po pësojnë edhe shqiptarët në Serbi, sidomos ata që jetojnë në Luginën e Preshevës, raporton EkonomiaOnline.

“Rajoni ynë për momentin është në rrethana të jashtëzakonshme ku më mirë se një shqiptar i Luginës nuk mund ta dijë askush, janë 3 komuna shqiptare që jetojnë në jug të Serbisë, por që administrohen nga Serbia dhe shumica është popullsi shqiptare edhe që shtrihemi afër Kosovës është bërë si zonë tamponi në mes dy shteteve dhe kemi përjetua gjitha tensionimet e dy vendeve, vazhdojmë edhe sot të jetojmë në rrethana të tensionuara dhe elementi kryesor për ndërtimin e një fqinjësie të mirë është trajtimi i ndërsjellë i pakicave”, tha Kamberi.

Ai tha se shqiptarët e Luginës me padurim po presin një marrëveshje të mundshme në mes Kosovës dhe Serbisë duke shpresuar se edhe atyre do t’u bëhet një zgjedhje.

“Kosova sot më shumë duhet të flas për Luginën, dhe të mendoj në marrëveshjen e tyre për shqiptarët e Luginës, në marrëveshje duhet të përcaktohet edhe pozita e shqiptarëve dhe të drejtat e tyre”, tha ai.

Ndërsa, deputeti nga SLS, Slobodan Petrovic, tha se po punon për komunitetin që i takon në mënyrë të ndershme, por se i jep hapësirë më shumë interesave të shumicës që jetojnë në Kosovë, pra shqiptarëve.

“Jam përfaqësues i komunitetit serb, por frytet më të mëdha të lartësisë janë vlerat e njeriut nuk mund të gjejmë zgjidhje kompromisi dhe që thjeshtë të i përjashtojmë interesat e shumicës dërrmuese që jetojnë këtu, atyre të shqiptarëve, punoj për interesat e serbëve këtu por më shumë për interesat e shumicës që jetojnë në këtë vend”, tha ai.

Këto deklarata Kamberi e Petroviqi i dhanë në konferencën rajonale të organizuar nga Federata e Paqes Universale dhe Federata e Gruas për Paqe Botërore, që u mbajt në Kuvendin e Kosovës.

Të ngjashme