Kryetari i Deçanit: Me gjuajt dikush në fëmijët që po rriten dhe po shkojnë në shkollë është e papranueshme

Prishtinë | 27 Nën 2021 | 16:17 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka thënë se sulmi ndaj autobusit që po barte nxënës në Gllogjan, e ku mbetën pa shenja jete tre persona, i ka tronditur qytetarët.

Ramosaj në një konferencë për media këtë rast e ka cilësuar si krim makabër.

Ai tha se është e papranueshme që dikush të gjuajë në fëmijët që shkojnë në shkollë.

“Për ne si qytetarë dhe besoj për çdo pjesëtarë të këtij kombi dhe më gjerë ka qenë një rast që na ka shokuar të gjithëve, e aq më tepër kur ne kemi investuar shumë ndër breza që të kemi nja ambient të qetë. Deçani shquhet që është një qytet i qetë dhe që nuk i ka këto problematika. Mbrëmë ka ndodhur ai krimi makabër që na ka lënë pa fjalë. Me gjujt dikush në fëmijët që po rriten dhe po shkojnë në shkollë është e papranueshme. I bashkohem edhe unë apelit që çdo kush që ka informacione të ju drejtohet organeve relevante”, ka thënë Ramosaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme