Kryetari i Ferizajt del negativ në testin për Coronavirus

Prishtinë | 29 Qer 2020 | 19:15 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka njoftuar se ka rezultuar negativ në testin për COVID-19.

Aliu ka thënë se i është nënshtruar testit për virus pasi që njëri nga drejtorët e Komunës së Ferizajt kishte dalë pozitiv.

“Pas konfirmimit pozitiv me virusin COVID-19 të njërit nga drejtorët e Komunës, iu nënshtrova testit për këtë virus bashkë me stafin tim dhe gjithë ekzekutivin. Nga rezultatet që pranova, doli se jam NEGATIV në testin e virusit COVID-19, kurse për anëtarët tjerë të kabinetit tim, jemi në pritje të rezultateve”, ka thënë ai në një shkrim në Facebook.

I pari i Ferizajt ka kërkuar nga qytetarët që të mos e shpërfillin virusin dhe të respetktojë mbasat mbrojtëse ndaj COVID-19.

Të dashur bashkëqytetarë!Pas konfirmimit pozitiv me virusin COVID-19 të njërit nga drejtorët e Komunës, iu nënshtrova…

Gepostet von Agim Aliu am Montag, 29. Juni 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme