Kryetari i Ferizajt pret që numri i të infektuarve me Coronavirus të rritet

Prishtinë | 14 Pri 2020 | 09:39 | Nga Hasan Hoti

56 rastet e konfirmuara me Coronavirus në Komunën e Ferizajt, janë raste të kontaktit. Kështu ka deklaruar kryetari i kësaj komune, Agim Aliu.

Aliu i tha Ekonomia Online, përmes telefonit ka thënë se ky numër fatkeqësisht pritet të rritet, pasi që kontakti me të infektuarit ka qenë i madh.

“Gjatë ditës së djeshme është konfirmuar edhe një rast, që në total numri i të infektuarve ka shkuar në 56″.

“Të gjitha këto raste janë raste të kontaktit me të infektuarit Sh.M, i cili ka rezultuar pozitiv ditë më parë”.

“Fatkeqësisht po presim që ky numër të rritet, pasi që kontakti me të infektuarit ka qenë i madh”, ka thënë Aliu për Ekonomia Online.

Ndërsa, për vendimin e mbrëmshëm të Qeverisë, Aliu tha se është lehtë të merren vendime, por zbatimi është më ndryshe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme