Kryetari i Klinës viziton zonat e prekura nga vërshimet

klina | 11 Jan 2021 | 11:52 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Klinës Zenun Elezaj ka vizituar zonat e vërshimeve në Komunën e Klinës, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Ai për të parë për së afërmi situatën bashkë me komandantin e Stacionit të Policisë në Klinë, z. Ragip Bytyqin, drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Emergjente, z. Iber Elezaj, dhe atë të Urbanizimit, z. Lorenc Marleku, kanë vizituar zonat e vërshimeve në Klinë dhe fshatra.

Komunikata e plotë/

Komuna e Klinës njofton qytetarët se pas reshjeve të dendura të shiut
dhe borës, në disa zona ka vërshime. Disa rrugë janë bërë të vështirë të
kalueshme, prandaj kërkohet kujdes i shtuar nga qytetarët.
Po ashtu, vërshime ka edhe nëpër shtëpi banimi në disa zona.
Për të parë situatën nga afër, që nga mëngjesi ka dalur në teren kryetari i
Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, bashkë me komandantin e Stacionit të
Policisë në Klinë, z. Ragip Bytyqin, drejtorin e Shërbimeve Publike dhe
Emergjente, z. Iber Elezaj, dhe atë të Urbanizimit, z. Lorenc Marleku, ku
ka vizituar zonat e vërshimeve në Klinë dhe fshatra.
Komuna në bazë të kapaciteteve të veta ka ndërmarrë masa për
intervenim në zona të vërshimeve, por situata është vështirësuar në disa
pjesë.
Komuna e Klinës kërkon mirëkuptim dhe bashkëpunim nga qytetarët që
ta tejkalojmë këtë gjendje të krijuar nga vërshimet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme