Kryetari i Malishevës ngushëllon familjen e Nexhmije Pagarushës

Prishtinë | 07 Shk 2020 | 12:29 | Nga Ekonomia Online

Me rastin e marrjes së lajmit për vdekjen e këngëtares Nexhmije Pagarusha, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i ka shprehur ngushëllime familjes.

“Prej nesh sot u nda ikona e muzikës shqiptare dhe bilbili i Kosovës, Nexhmije Pagarusha, dhe kjo është një humbje e madhe për të gjithë. Ju familje e Nexhmijes, pranoni ngushëllimet më të sinqerta të Komunës së Malishevës”, thuhet mes tjerash në telegramin e kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme