Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj i shoqëruar bën homazhe në Kleçkë

Prishtinë | 25 Gus 2021 | 14:46 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj i shoqëruar nga bashkëpunëtorë ka bërë sot homazhe në Kleçkë, me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Brigadës 121 Ismet Jashari- Kumanova.

“Kjo datë më vlerë është vendtakim i të gjallëve me shokët që kanë rënë dhe familjarët e tyre për të kujtuar veprën e tyre, krenarinë e sakrificën që kanë bërë ushtarët e kësaj brigade”, ka thënë kryetari Limaj. Po ashtu, ai tha se, këto shenja të lirisë, ky përkujtim na përkujton se sa shumë sakrificë është bërë për lirinë të cilën e gëzojmë sot.

Gjithashtu, kryetari Limaj, ka thënë se, 25 gushti është përmbledhje e gjithë asaj trimërie, sakrifice, lavdie e dhimbje që kanë përjetuar malet e Berishës nën këtë brigadë gjatë luftës së UÇK-së.

“Lavdi dëshmorëve të Brigadës 121 Ismet Jashari- Kumanova dhe gjithë dëshmorëve të kombit”, ka thënë në fund të deklaratës së tij, kryetari Limaj.

Të ngjashme