Kryetari i Obiliqit vaksinohet kundër Covid-19

Prishtinë | 07 Kor 2021 | 12:01 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, sot në Qendrën e Vaksinimit në Shtëpinë e Kulturës “Xhavit Haziri” në Obiliq, është vaksinuar kundër Covid-19, me vaksinën AstraZeneca.

Gashi ju ka bërë thirrje të gjithë atyre kategorive të cilat gjenden në listën për vaksinim, që të aplikojnë dhe të imunizohen ndaj këtij virusi.

 “Ftojë gjitha kategoritë të cilat janë në listën për vaksinim që të aplikojnë dhe të vaksinohen ndaj këtij virusi. Ne jemi drejtë fundit të kësaj beteje dhe do dalim fitues”, ka shtuar ai.

Shkrimi i plotë i Gashit:

“Në Qendrën e Vaksinimit në Obiliq, sot edhe unë u vaksionova kundër Covid-19, me vaksinën AstraZeneca, nga stafi i shkëlqyshëm mjekësor i QKMF-së të cilët edhe janë shembull në menaxhimin dhe imunizimin e qytetarëve.

Ftojë gjitha kategoritë të cilat janë në listën për vaksinim që të aplikojnë dhe të vaksinohen ndaj këtij virusi. Ne jemi drejtë fundit të kësaj beteje dhe do dalim fitues!

#VaksinohuEdheTi

Të ngjashme