Kryetari i OVL-UÇK-së e fyen keq Albin Kurtin

Prishtinë | 12 Mar 2020 | 09:39 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i OVL së UÇK-së, Hysni Gucati, ka goditur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin për siç ka thënë se kanë pritur shumë nga kjo qeveri.

Gucati përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka shkruar se shumë kush priste me padurim që të vinte në krye të shtetit “shpëtimtari”, por se sipas tij shpresat e votuesve dhe të atyre që e mbështetin Kurtin u venitën që në ditën e parë të fitores së këtij të fundit.

Sipas Gucatit, Kurti çdo ditë po duket me minor, më i pafuqishëm, mashtrues e mohues i realitetit.

“Qeveria e Kurtit është qeveri e maskave, e premtimeve fallso, e inateve, e urrejtjes ndaj klasës çlirimtare të cilën e goditën sa ishin në opozitë por edhe kur erdhën në pushtet. Është qeveri që dështoj që në fillim, sepse merrej me kotësira”, ka shkruar Gucati.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme