Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve shoqërohet në Polici

Prishtinë | 07 Nën 2020 | 12:52 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, është shoqëruar në Polici pas organizimit të protestëskundër masave të reja të Qeverisë së Kosovës.

Pas prononcimit për media, Kllokoqi së bashku me sekretaren e Shoqatës së Gastronomëve, Edona Gashin, janë shoqëruar nga tre zyrtarë policor për të dhënë një raport në stacionin e Policisë, raporton Ekonomia Online.

Kllokoqi ka thënë se nuk kanë kërkuar leje për mbajtjen e protestës së sotme duke thënë se pjesëmarrësit kanë protestuar para bizneseve të tyre.

Ai ka shtuar se policinë e kanë lajmëruar për protestën që pritet të mbahet të hënën.

Të ngjashme