Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve-deputetëve: Do të gjykoheni sikurse Qaushefski

Prishtinë | 20 Nën 2020 | 11:28 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi ka thënë se Kuvendi i Kosovës në seancën e djeshme vërtetoi se punëtorët e sektorët privat, trajtohen si skllevër, raporton Express.

Sipas Azemit, mos miratimi i ligjit për rimëkëmbje ekonomike është vrasje direkte për ekonominë e Kosovës e në veçanti për punëtorët e sektorit privat.

Tutje, ai ka thënë se deputetët do i gjykoj historia për këto veprime, ashtu siç u gjykua Nikolae Qaushefski.

“Shumë shpejt do vijë koha që historia do ju gjykoj për veprimet e juaja, ashtu siç u gjykua Nikolae Qaushefski, as ai nuk ka bere kurrgjë më shumë se atë që po e bëni ju sot”, ka thënë Azemi.

Të ngjashme