Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit tregon për keqpërdorimet në Telekom

Prishtinë | 30 Mar 2021 | 18:06 | Nga Ekonomia Online

Katër persona janë arrestuar sot nën dyshimet për keqpërdorime në Telekom, në mesin e tyre dy ish zyrtarë të Telekomit.

Aksioni i Drejtorisë së Krimeve Ekonomike në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është komentuar nga Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit, Lamih Balaj.

I ftuar në T7, Balaj tha se kanë pasur informacione edhe për raste të tjera që po hetohen për keqpërdorimet në Telekom.

“Ka qenë një befasi sepse nuk ka ndodh arrestimi brenda Telekomit, kjo çka u pa besoj që është dashtë më heret me ndodh, por nuk është vonë”, tha ai.

“Cdo dëm që e kanë shkaktuar njerëzit brenda ose jashtë Telekomit duhet të japin përgjegjësi sepse është para publike”, shtoi ai.

I pyetur se pse vidhet kaq lehtë në Telekom, Balaj tha, sepse “s’ka kontrollë”.

“Telekomi ka pas shumë të hyra, por ka qenë një monopol ne treg dhe pasi kanë hy edhe operatorë të tjerë në treg Telekomi ka qenë lider edhe sot është. Por njerezit që e kanë menaxhu Telekomin dhe s’kanë pas vision të qartë si të çohet përpara një kompani, kanë ardhë me i kry interesat e veta…Qeveria duhet me lyp llogari pse Telekomi ka ardhë në këtë gjendje”, shtoi ai.

“Janë dhjetëra lëndë në Prokurori”, u shpreh Balaj.

Të ngjashme