Kryetari i Vitisë kërkon që kjo komunë të dalë nga karantina me 6 prill

Prishtinë | 30 Mar 2020 | 09:45 | Nga Arlinda Sejdiu

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, shpreson që edhe kjo komunë të dalë nga karantina me 6 prill. Haliti përmes telefonit i tha Ekonomia Online se nuk ka raste të tjera me Coronavirus, përveç shtatët sa ishin në fillim.

“Niveli qendrorë duhet me u konsultua me ne, me 6 prill edhe Vitia të dalë nga karantina”, theksoi ai.

Sipas tij, lajm i mië është që punëtorët shëndetësorë kanë dalë nga karantina.

“Gjendja momentalisht është e qetë, kemi vetëm 7 raste. Ana pozitive është që punëtorët shëndetësorë kanë dalë nga karantina”.

Mirëpo, ai thekson nevojën e kësaj komune për ushqim, mjete mbrojtëse. Deri më tani në Kosovë janë 94 të infektuar me Coronavirus, të shëruar një dhe një të vdekur

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme