Kryetari i Vitisë-ministrit Vitia: Lëri konferencat, kemi mbetur pa asnjë ndihmë

Prishtinë | 14 Mar 2020 | 12:54 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka deklaruar se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, nuk e ka thirr në telefon akoma, madje as nuk e ka ndihmuar me asgjë këtë komunë e cila po përballet me dy raste të Coronavirusit.

Haliti ka thënë se si Komunë kanë mbetur pa ndihmë nga Qeveria e Kosovës dhe ka apeluar ministrin Vitia sa të mban konferenca shtypi, le t’i ndihmon Vitisë pasi nuk i ka ndihmuar asgjë akoma.

Ai ka thënë se qytetarët e Vitisë nuk kanë nevojë për fjalime politike e as t’i marojnë qefin, por ju duhet ndihmë.

Jemi mbet vetëm si komunë pa ndihmë nga niveli qendror, e them publikisht se sa do që del ministri në konferenca shtypi, me dal më mbajt ligjërata kurse të tjerët ministri nuk i ka ndihmuar asgjë, nuk kemi nevojë për fjalime politike as s’kena nevojë për mena maru qef, qytetarët e Vitisë kanë nevojë për ndihmë”, tha Haliti.

Haliti tha se nuk është dashur të izolohet e gjithë komuna, por vetëm fshati Stubëll pasi aty është indikacioni nga ka ardhur koronavirusi dhe pacienti 77 vjeçar nga Italia.

Ai tha se ministri Vitia nuk ka thirr në telefon dhe njoftuar më shumë se 24 orë.

“Nuk është dashtë me izolu një komunë me 48 fshatra, por aty ku duhet ku është indikacioni në fshatin Stubëll, mendoj se është dasht mu koordinohu dhe mem thirr në telefon mbrëmë, nuk është së s’ka pas kohë ministri që 24 orë mos mu ndih me kryetarin e komunës pasi jemi në nxorr. Punëtorët e shëndetësisë nuk kanë maska, rroba, as dezinfektues s’kemi, qytetarët po kërkojnë që të intervenon qeveria urgjentisht”, tha Haliti

Haliti tha se kërkon seriozisht të ndihmohet komuna e Vitisë pasi qytetarët janë në panik dhe stafi shëndetësor nuk ka mjete adekuate.

Të ngjashme