Kryetari i Vushtrrisë rezulton pozitiv me COVID-19

Prishtinë | 17 Gus 2020 | 15:54 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka rezultuar pozitiv në testimin për Coronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetari Tahiri përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Qytetarë të dashur të Vushtrrisë

Pas disa simptomave të shfaqura, dje jam testuar për Covid 19, ndërsa sot mora njoftimin nga IKSHPK që jam pozitiv me Covid 19.

Kam disa shenja të lehta por fal Zotit jam mirë me shëndet. Nga dje jam në vetizolim. Do të vazhdojë të kryej detyrat nga shtëpia, ndërsa Nënkryetari do të jetë përgjegjës për të gjitha veprimet ditore në Komunë.

Familja ime gëzon shëndet të plotë dhe po zbatojmë rekomandimet e mjekëve.

Ju lutem bëni kujdes, zbatoni rekomandimet e profesionistëve shëndetësor!

Me respekt

Të ngjashme