Kryetari i Kamenicës u kërkon drejtorive t’i rishikojnë përshkrimet e vendeve të punës të stafit civil

Prishtinë | 19 Pri 2018 | 10:54 | Nga

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka kërkuar nga drejtorët dhe drejtoreshat e ekipit të tij udhëheqës që t’i verifikojnë dhe rishikojnë përshkrimet e vendeve të punës të çdo shërbyesi civil në komunë.

Këtë kërkesë ai e ka bërë duke u mbështetur në një nen të Ligjit për Shërbimin Civil i cili thotë se nëpunësit civilë i ushtrojnë detyrat e tyre në bazë të kushteve të përcaktuara me ligj dhe në përshkrimin e detyrave të punës në mënyrë të saktë, të ndërgjegjshme, të rregullt, në kohë dhe pa interes vetjak, në përputhje me interesin publik dhe në përputhje me sistemin juridik të Republikës së Kosovës”.

Sipas Kastratit, verifikimi dhe rishikimi për përshkrimin e punës duhet të bëhet me qëllim të harmonizimit me legjislacionin përkatës.

Kryetari Kastrati përshkrimet e vendeve të punës të cilat nuk janë në harmoni me legjislacion, ka kërkuar të ndryshohen-plotësohen sipas ligjit në fuqi.

Në kërkesën drejtuar drejtorive përkatëse thuhet se të gjitha ndryshimet e përshkrimeve të vendeve të punës të cilat nuk kanë qenë në harmoni me ligjin, duhet të jenë të kryera deri më 10 shtator 2018.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme