Kryetari Muharremaj: Komuna e Suharekës fiton grantin prej 392 327 78 euro për investime kapitale

Prishtinë | 09 Sht 2020 | 15:41 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Suharekës Bali Muharremaj ka thënë se vlera e grantit të performancës komunale që e ka fituar Komuna e Suharekës, ëshë 392.327.78,  euro që bashkëfinancohet nga Ministria e Pushtetit Lokal, Zyra Zvicerane.

Tutje, Muharremaj tha se  ky grant mund të përdoret për investime kapitale në cfardo fushe.

Postimi i plotë:

392,327.78 euro është vlera e grantit të performancës komunale që e ka fituar Komuna e Suharekës, e që bashkëfinancohet nga Ministria e Pushtetit Lokal, Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Suedia dhe Norvegjia.

Granti mund të përdoret për investime kapitale në çfarëdo fushe prioritare në përputhje me kompetencat dhe planet e komunës, konform marrëveshjeve tripalëshe që do të nënshkruhen para alokimit të grantit.

Të ngjashme