Kryetari Mustafa u takua me Ambasadorin e Britanisë së Madhe O’Connell

Prishtinë | 17 Jan 2019 | 16:08 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa sot ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë Ruairí O’Connell.

Gjatë takimit u bisedua për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe qëndrimet e LDK-së në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

Duke e falënderuar për mbështetjen e pazëvendësueshme të Britanisë për Kosovën, kryetari Mustafa shprehu përkushtimin e LDK-së dhe të qytetarëve të vendit për të thelluar bashkëpunimin edhe më tutje.

Ambasadori O’Connell, falënderoi kryetarin Mustafa për pritjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme