Kryetari i Pejës me katër shtëpi e tri prona në vlerë milionëshe

Prishtinë | 13 Qer 2018 | 10:42 | Nga

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri në deklarimin e pasurisë ka bërë të ditur pasurinë e paluajtshme e cila del të jetë mbi dy milionë euro.

Në këtë pasuri milionëshe të kryetarit pejan janë përfshirë katër shtëpi dhe tri prona.

Katër shtëpi të cilat Muhaxheri i posedon kapin vlerën prej 1 milion e 625 mijë euro, shkruan Indeksonline. Mirëpo, prej tyre, tri i ka deklaruar si trashëgimi, ndërsa njërën blerje.

Ndërsa, kryetari nuk qëndron keq pas me hektarë toke. Ai ka deklaruar tokën prej 3,000,00 m2 që kushton 750 mijë euro, të cilën e ka deklaruar si të prindit. Kurse, tjetra me 10,000,00 m2 i ka kushtuar 600,000,00 euro.

Kryetari i Pejës vozitë një veturë që kushton 10 mijë euro, ndërsa tjetra që është blerë në vitin 2017 i ka kushtuar plotë 16 mijë euro.

Ndërsa, tek parat e gatshme ai ka deklaruar se posedon vetëm 20 mijë euro, shkruan Indeksonline.

Tek detyrimet financiare, kryetari ka një kredi për blerjen e tokës në vlerë prej 25 mijë eurove, dhe një kredi për blerjen e veturës prej 19 mijë eurove.

Sa i përket pagës, Muhaxheri ka treguar se të hyrat vjetore si kryetar ka 15.040,92.

Ndërsa, bashkëshortja e cila paguhet nga Universiteti i Prishtinës ka 19,701,81.

Të ngjashme