Kryetarit të Ferizajt i vdes babai

Prishtinë | 27 Gus 2021 | 22:14 | Nga Ekonomia Online

Ka vdekur Muharrem Aliu, babai i kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Agim Aliu, me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, ku ka njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet të shtunën në ora 16:30 në varrezat e fshatit Balaj.

Njoftimi i plotë i Agim Aliut:

Lamtumirë, Babuqi im!

Sot, na theve zemrën me ikjen tënde, Babë!

Babë, mirësia e sinqeriteti yt ishin rruga që vet ndoqe e na trasove ne, familjes tënde, ishe i pandalshëm edhe në acaret më të mëdha, edhe në vapën më përcëlluese që ne, fëmijëve tu e familjes, mos t’i mungonte asgjë.

Babë, përjetove dy herë burgun e motrës e një herë të djalit, por asnjëherë zemra e trimëria jote nuk u mposht. Babë, udhët e lirisë ia tregove, sypatrembur, luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Babë, unë djali yt dhe gjithë familja jote, jemi zemërthyer sonte. Ne mësuam nga ti, të punojmë e jetojmë ndershëm, kokëlartë e me dinjitet ta ndihmojmë njëri-tjetrin.

Atje lartë në qiell, shohim sytë e tu që na shohin gjithnjë, edhe nga lartë kemi kujdesin tënd. I parajsës është shpirti yt i bardhë e vepra që na le pas ne, familjes tënde, si kujtimi më i shtrenjtë që ta përcjellim ndër breza.

Bashkëqytetarë, miq, familjarë, nesër në ora 16:30 në varrezat e fshatit Balaj, i japim lamtumirën e fundit babait tim, Muharrem Aliu.

Të ngjashme