Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese priti në takim ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë

Prishtinë | 17 Jan 2022 | 16:01 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës Kosovës, Gresa Caka – Nimani, priti në takim njohës ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.

Pasi që i shprehu mirëseardhjen dhe i uroi suksese në detyrën e re, kryetarja Caka –Nimani bëri një elaborim të shkurtër përkitazi me punën e deritanishme të Gjykatës, sfidat aktuale në funksionimin e saj dhe përpjekjet që po bëhen në vazhdimësi për ngritjen e kapaciteteve profesionale të stafit dhe konsolidimin e praktikës gjyqësore.

Kryetarja Caka – Nimani në vazhdim vuri theksin edhe në marrëdhëniet e mira të bashkëpunimit ndërmjet Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe Gjykatës Kushtetuese të Italisë, si dhe në përpjekjet e Gjykatës për anëtarësim në organizatat dhe iniciativat e ndryshme ndërkombëtare.
Ambasadori De Riu u shpreh i përkushtuar që raportet e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Italisë të forcohen edhe më tutje, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme