Kryeziu i reagon Dakës: Ligjet s’janë të padrejta, por interpretohen padrejtësisht nga sistemi i vjetër

Prishtinë | 21 Jan 2021 | 14:01 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi i VV-së, Përparim Kryeziu, ka reaguar pasi kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, është shprehur se vetëm është duke i zbatuar ligjet sa i përket listave së kandidatëve për deputetë.

Në në postim në Facebook, Kryeziu ka thënë se ligjet, sipas tij, s’janë të padrejta, por që sic ka thënë ai, po interpretohen padrejtësisht nga sistemi i vjetër.

“Ligjet bëhen për t’iu vënë në shërbim drejtësisë, jo për të arsyetuar e mbuluar ligjërisht padrejtësinë. Origjina e fjalës ‘ligj’ do të thotë ‘e drejtë’. E ligjet tona nuk janë të padrejta, por ato qëllimisht për një kohë të gjatë janë interpretuar e po interpretohen padrejtësisht.
Sistemi i vjetër e i kapur nuk mund të vendosë drejtësi. Ai në thelb është aty padrejtësisht. Për të ç’kapja është e dhimbshme dhe e frikshme, po megjithatë verdikti që e pret me 14 shkurt është i drejtë”, ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme