Kthehen barrikadat në veri – Aksioni kundër kontrabandës me të lënduar e të arrestuar

Mitrovicë e veriut | 13 Tet 2021 | 14:06 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Policia e Kosovës nisi një aksion kundër kontrabandës së mallrave në disa lokacione në Kosovë, përfshirë edhe komunat në veri. Serbët lokalë në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan duke gjuajtur me gjësende e duke sulmuar me grushte policët  kundërshtuan këtë aksion.

Si rrjedhojë e kësaj, policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat, raporton Ekonomia Online.

Gjatë këtij aksioni janë sulmuar edhe gazetarët dhe kameramanët që kanë shkuar për të raportuar për zhvillimet atje.

Ekipi i Ekonomia Online ka qëndruar në veri. Aty është parë se janë bllokuar rrugët pas aksionit të Policisë së Kosovës për konfiskim të mallrave të kontrabanduara.

Sipas autoriteteve të rendit, aksioni nisi në orët e hershme të 13 tetorit.

“Të gjitha veprimet policore janë duke u realizuar në koordinim me prokuroritë dhe gjykatat kompetente, me urdhër të së cilave janë duke u kryer kontrolle dhe bastisje në lokacione të ndryshme si shtëpi banimi, lokale biznesi, magazina të mallrave etj”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Gjashtë zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore, gjashtë banorë të Mitrovicës së Veriut kërkuan ndihmë mjekësore, ndërkaq tetë persona janë arrestuar dhe shoqëruar në stacione policore.

Aksioni kundër kontrabandës u zhvillua në rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut.

Të ngjashme