Kthehen në shtëpi banorët që u evakuuan në Prekallë të Istogut

Prishtinë | 05 Gus 2021 | 17:44 | Nga Ekonomia Online

Kosova ditëve të fundit është ballafaquar me zjarre në rajone të ndryshme. Probleme me zjarre fushore dhe malore sot pati edhe komuna e Istogut.

Atje sot u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për të shuar zjarrin në disa vatra.

Enver Rugova, drejtor komunal për Shërbime Publike ka thënë në “Frontal”, se në Istog vetëm sot janë shfaqur pesë vatra të zjarrit.

“Pas këtyre temperaturave që po mbretërojnë në tërë Kosovën edhe në komunën tonë sot patëm një fatkeqësi jot ë vogël, ku patëm disa vatra me përmasa goxha të mëdha. Na janë lajmëruar 5 vatra të zjarrit në disa pjesë të qytetit”, ka thënë ai.

Ai konfirmoi se banorët e evakuuar në fshatin Prekallë tashmë janë kthyer në shtëpitë e tyre.

“Banorët janë evakuuar. Kemi qenë të pranishëm aty. Zjarrit nuk i dihet dhe vatra ishte goxha e madhe. Era e ka përhapë vatrën e zjarrit në mënyrë marramendës. Në fshatin Prekallë banorët janë kthyer në shtëpitë e tyre dhe çdo gjë është normalizuar”, ka thënë ai.

Të ngjashme