Kthehen shëndosh e mirë gjimazistët mitrovicas, nuk rrezikuan pasi banesat kanë nisur të çahen

Prishtinë | 22 Sht 2019 | 12:03 | Nga Ekonomia Online

Dje Shqipëria u godit nga një tërmet i fuqishëm me epiqender në Durrës, në të cilin qytet ndodheshin edhe gjimnazistët e “Frang Bardhit”.

Menjëherë ishte shfaqur shqetësimi nga prindërit për fëmijët e tyre, edhe pasi ata kishin lajmëruar se janë mirë.

“Jepi zë” kishte informuar për shqetësimin e prindërve të gjimnazistëve, të cilët kërkonin informacione nga Komuna dhe shkolla.

Sidoqoftë, për fat të mirë, sot gjimnazistët janë kthyer në Mitrovicë shëndosh e mirë.

Kthimi i tyre u bë një ditë më herët se ç’kishin planifikuar, pasi ishte shfaqur rreziku nga disa objekte që kishin nisur të çahen.

Të ngjashme