Kthehet në Prishtinë grupi i fundit i haxhinjve të sivjetshëm

Prishtinë | 27 Gus 2019 | 10:58 | Nga Ekonomia Online

Bashkësia Islame e Kosovës njoftoi se sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë ka arritur edhe grupi fundit i haxhinjve, që këtë vit kryen haxhin në vendet e shenjta në Meke dhe Medine.

Bashkësia Islame e Kosovës shprehet e kënaqur me ecurinë dhe mbarëvajtjen e organizimit të haxhit dhe njofton se gjithçka ka shkuar sipas planit të paraparë dhe pa ndonjë problem.

“Lusim Zotin e Madhëruar që haxhive t’ua ketë pranuar haxhin, ibadetet dhe duatë e tyre”, thuhet në njoftim.

Këtë vit nga Kosova për ta kryer haxhin udhëtuan 1080 besimtarë.

Të ngjashme